VMRO-DPMNE: Vaksinat e Filipçes mjaftojnë vetëm për Zletovën

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj lajmit për sigurimin e vaksinave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Ata thotë se ministria lavdërohet se përfundimisht i ka siguruar 5850 vaksina, ndërsa ky numër sipas tyre është i mjaftueshëm për të vaksinuar vetëm një komunë.

“Si e para, informacioni përcillet me një vonesë të pa lejueshme, së dyti bëhet fjalë për një dozë shumë të vogël të vaksinave. Ky është e mjaftueshme që të vaksinohen përafërsisht vetëm për ndonjë Zletovë e cila numëron më pak se 3000 banorë. Filipçe vazhdon me disa informacione të përgjysmuara se janë ën bisedime të drejtpërdrejta për tu siguruar 800 000 doza për gjithë 2021-shin”, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.

Republika e Maqedonisë së Veriut, nga kompania Fajzer pritet të marrë gjithsej 800.000 vaksina kundër Kovid-19. Vaksina e Fajzerit ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, ndërsa frigoriferët e tillë në vendin tonë do të mbërrijnë këtë muaj.