Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, I ka bërë thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, sic thonë nga opozita, që t`i jep leje Kryeministrit Kovaçevski, që takohet kokë më kokë me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, njofton KlanM.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Kovaçevski nuk ka autoritet në partinë e tij dhe sic thonë, në Qeverinë e BDI-së. Sipas opozitës, sic percjell KlanM, në takimin e liderëve duhet të bisedohet se cfarë do të bëhet me vendin pas mosuksesit të ndryshimeve kushtetuese.
“Kovaçevski duhet të inkurajohet dhe ta organizojë takimin për shkak se kjo është rruga e vetme për dalje nga kriza politike që e kanë shkaktuar LSDM-BDI. Kovaçevski nuk duhet të frikohet dhe duhet të kërkojë leje nga Ali Ahmeti. Patjetër të organizohet takimi, për shkak se pas mosuksesit të ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia do të hyjë në krizë politike dhe duhet të gjenden mënyra për dalje nga kjo situatë” – tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.
LSDM-ja, sic njofton KlanM, takimin e liderëve e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve kurse detajet do të bëhen publike nga ana e Qeverisë.
Socialdemokratët sërish potencuan se kur janë në pyetje interesat shtetërore dhe kombëtare, këtë javë do të bëhet e qartë se cfarë ka vendosur Mickoski – do ta mbështesë të ardhmen evropiane apo do të mbetet në bllokun anti-evropian.
“Mickoski do të trgojë se me të vërtetë është për unitet dhe për realziimin e qëllimeve kombëtare dhe strategjike vetëm nëse mbështet rrugën evropiane dhe reformat e nevojshme. Uniteti kombëtar nuk bëhet as me bllokimin e vendit e aq më pak me ndarjet në baza etnike. Mickoski ende ka shansin të reshtohet në anën e interesave shtetërore dhe të kyçet në rrugën evropiane” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
Ditë më parë, sic percjell KlanM, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, propozoi që të formohet Qeveri me unitet të gjerë maqedonas kurse BDI-ja të shkojë në opozitë. Mickoski vlerësoi se për momentin kjo I nevojitet Maqedonisë. Sipas tij koha është që BDI të shkojë në opozitë, me qëllim që të reformohet si parti. /KlanMacedonia/