VMRO-DPMNE: Shtrenjtimi i karburanteve do të kalojë edhe te çmimet e prodhimeve përfundimtare

Nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së Gordana Dimitrievska-Koçoska konsideron se shtrenjtimi i ri i karburanteve do të kalojë edhe te çmimet e prodhimeve përfundimtare.

Ajo sonte në ditarin qendror në televizionin “Sitel” tha se situata të tilla ishin të pritshme dhe se në periudhën e kaluar Qeveria është dashur të ndërmarrë masa konkrete.

“Përfundimisht kjo e cenon standardin e jetesës së qytetarëve, por shqetëson edhe fakti se këto shpenzime do të kalojnë edhe te prodhimet përfundimtare të cilat i përdorim, veçanërisht në ushqim. Situatat e këtilla ishin të pritshme duke pasur parasysh se çfarë po ndodh në Rusi dhe Ukrainë, pyetja është pse Qeveria në periudhën e kaluar nuk ndërmori masa konkrete apo ka bërë diçka të gabuar”, tha Dimitrievska-Koçoska.