VMRO-DPMNE: Qeveria i ngarkon qytetarët me shpenzime në vend t’u ndihmojë

Qeveria sërish planifikon të marr nga të varfrit që t’i mbulojë paaftësinë dhe paarsyeshmërinë e funksionarëve të Zoran Zaevit.

LSDM-së nuk i mjaftoi që i ka lënë qytetarët dhe ndërmarrjet në mes të rrugës gjatë pandemisë tani në mënyrë shtesë dëshirojnë t’i godasin edhe xhepat edhe ashtu të zbrazët me rritjen e akcizës për dy denarë.

Ekono(MEDIAL)është në aparate ndihmëse, punëtorët po ballafaqohen me largime nga puna, vendit i kanoset recesion ekonomik, ndërsa në kushte të këtilla pushteti vendosi në mënyrë shtesë t’i ngarkojë qytetarët me të dhëna të reja.

Në kushte krize Qeveria në vend t’u ndihmojë qytetarëve dhe familjeve ajo i ngarkon me shpenzime. Pushteti thjeshtë sjellë masa që t’u marrë para qytetarëve dhe ta mbush buxhetin të cilin LSDM-ja e ka zbrazur. Maqedoninë me pushtet të tillë e pret vetëm kaos dhe recesion.