VMRO-DPMNE: Qeveria e LSDM-së e futi Republikën e Maqedonisë në recesion

Qeveria e LSDM-së e shtyu Republikën e Maqedonisë në recesion.

Zoran Zaev krijoi një qeveri të pasur, popull të varfër. Zaev dhe mafia e bënë vendin me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë dhe popullin më të varfër.

Derisa qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të varfër dhe të uritur, Zaev dhe Qeveria e tij po festojnë me oktapodë dhe pije të shtrenjta.

Për shkak të Zaevit dhe LSDM-së, borxhi publik i Republikës së Maqedonisë është rritur jashtëzakonisht shumë që nga ardhja e tyre në pushtet, nga tremujori i tretë i vitit 2017 përfundimisht me tremujorin e dytë të vitit 2020 me një miliard e 740 milionë euro ose gjithsej 11.8%.

Ndërsa borxhi i qeverisë nga 2017 në tremujorin e dytë të vitit 2020 është rritur nga 3 miliardë 958 milion në 5 miliardë 561 milion. Kjo është 1.6 miliardë euro ose 11.3%.

Masat katastrofike të kësaj qeverie shkaktuan një rënie drastike prej 12.7% të BPV-së në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Për shkak të LSDM-së, Maqedonia ka parë një rënie në industri, importe dhe eksporte dhe papunësia është rritur me mbi 40,000 njerëz.

Në vend të ndihmës, Zaev u ofroi qytetarëve energji elektrike të shtrenjtuar me 7.5%.

Me masat dhe politikat e tij, Zaev arriti të mbushë vetëm xhepat e tij dhe e të dashurve të tij në kurriz të qytetarëve.

Por kjo duhet të marrë fund, prandaj VMRO-DPMNE u bën thirrje qytetarëve të protestojnë. Pika fillestare do të jetë Ministria e Drejtësisë të mërkurën, 9 Shtator, duke filluar nga ora 6 pasdite, dhe do të përfundojë përpara Komisionit rregullator të energjetikës. Është koha për t’u bashkuar kundër kësaj qeverie që është një mafie dhe e cila vazhdon të jetë e pasur në kurrizin e njerëzve.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së