VMRO-DPMNE: Numri prej 641 të infektuarve faj i Komisionit

Çdo ditë është një kulm i ri, numri i djeshëm prej 641 të infektuarve është faji i Komisionit, i cili duhet të ndërrohet me Komision të ri special të ekspertëve.

Pushteti dhe Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive nuk kanë kurrfarë kredibiliteti dhe nuk mund të përballen me koronakrizën. Çdo i katërti i testuar në Maqedoni është i infektuar me Kovid.

Numri i djeshëm prej 641 të infektuarve të rinj është dëshmi se asgjë nga ajo që pushteti ka bërë nuk ka efekt. Çdo ditë është një kulm i ri.

Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive dështoi që nga 2.000 të infektuarit paraprakisht të paralajmëruar për tërë pandeminë, tani kemi 2.000 vetëm për një javë.

Pushteti propozon masa joesenciale për luftë kundër pandemisë, që nga vetë fillimi në mars qasja është e gabuar dhe politike.

Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive është fajtori kryesor për numrin real të të infektuarve dhe të vdekurve. Komisioni në vend të profesionalizmit demonstroi politikë.

Pikërisht për këtë nevojitet formim i Komisionit special i cili do të përbëhet nga profesionistë, ekspertë në fushat e tyre të cilët shëndetin dhe interesin e qytetarëve do t’i vendosin para interesave personale partiake të partisë në pushtet.

LSDM-ja nuk ka kapacitet të jetë në funksion të qytetarëve dhe këtë herë vendosi të partizojë deri në fund.

Nevojitet qasje sistematike e cila do të rezultojë për gjendje të përgjithshme të përmirësuar shëndetësore dhe ekonomi të fuqishme.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së