Erion Braçe: Zhdukja e Remzi Hoxhës, krimi më i madh shtetëror i regjimit të Sali Berishës!

Nga Erion Braçe

Rrëmbimi, torturimi, vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, është krimi më i madh shtetëror i regjimit të Sali Berishës. Nuk ka ndodhur me kënd ky zinxhir hapash kriminale. Ai regjim vrau nga frika 4 qytetare paqësore ne Bulevard,por trupat e tyre nuk u zhduken. Ai regjim vrau për korrupsion 26 qytetare, punëtorë ne Gërdec, por trupat e tyre nuk u zhduken!

Remzi Hoxha ishte një luftëtar ne Tiranë; Luftëtar për lirinë e shqiptarëve të Kosovës! Kjo ishte arsyeja qe Sali Berisha, Bashkim Gazidede, urdhëruan dhe ekzekutuan rrëmbimin, torturimin, vrasjen e zhdukjen e Remzi Hoxhës!

Krimi mbi Remzi Hoxhën është dështimi me i madh i drejtësisë shqiptare. Të vjetrës të kontrolluar nga Sali Berisha e pushteti i tij, të resë që nuk po belbëzon akoma.

Drejtësia është dorëzuar!

Erion Braçe: Zhdukja e Remzi Hoxhës, krimi më i madh

Ka frikë! Pas vdekjes së prokurorit kurajoz Xhevat Hana, askush nuk guxon të prekë më krimin mbi Remzi Hoxhën.

Drejtësi pa kurajë nuk ka!

Mungesa e drejtësisë për krimin mbi Remzi Hoxhën është edhe dështimi im, si qytetar, si gazetar, si politikan, si deputet, si qeveritar.

Erion Braçe: Zhdukja e Remzi Hoxhës, krimi më i madh

As unë e askush tjetër-veç Xhevat Hanes, nuk bëra e bëmë gjithçka për Drejtësinë ndaj këtij krimi barbar!

Akti i sotëm i familjes se Remzi Hoxhës, Adrianit, nënës, dy motrave e dy vëllezërve të tij-ndalja e kërkimit për eshtrat e vëllait, burrit, babait te tyre, është një akt i rëndë akuze mbi shtetin shqiptar, mbi secilin prej nesh në pushtet e me pushtet, në polici, shërbime, në prokurorinë speciale kundër krimit dhe gjykatën po të tillë.

Erion Braçe: Zhdukja e Remzi Hoxhës, krimi më i madh

Duhet ta pranojmë kaq të rëndë, kokëulur e të përulur!

Por njëherësh edhe duke u shkundur;

Nga banda e 25 viteve më parë, Sali Berisha e vrasësi i tij Ilir Kumbaro janë aktivë. Duhet t’i shkojnë drejtësisë me çdo kusht!

Bashke me ta, Drejtësisë duhet t’i dorëzohet edhe secili, kudo, që ndihmoi bandën e rrëmbyesve, torturuesve, vrasësve dhe zhdukesve të Remzi Hoxhës t’i shpëtojë drejtësisë.

Cilido ne politike, Kuvend, polici, prokurori, gjykatë, Qeveri-Ministrinë e Drejtësisë.

Unë besoj me forcë se ka ende kohë për drejtësi, nga Drejtësia e Re natyrisht!

Koha ikën por krim pa ndëshkim nuk duhet të ketë!

Ndryshe, dështimi do na ndjekë pas çdo ditë të jetës!/dritare.net