VMRO-DPMNE: Nevojiten masa urgjente për shpëtim të shëndetësisë dhe ekonomisë

Gjendja me koronavirusin eskalon. Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve, ndërsa Qeveria ngushëllon opinion se kjo s’është më e keqja dhe se piku do të vijë së shpejti. Në vend që të menaxhojë mirë me situatën, qytetarët janë dëshmitarë për masat e vonuara. S’ka testime masive, as mbrojtje të personelit mjekësor, as kujdes për qytetarët me rrezik social.

Nga dita e parë kur u paraqit sëmundja në Maqedoni si parti kanë propozuar masa konkrete se si duhet të parandalohet përhapja e koronavirusit dhe ndihmesa në ekonomi.

Më e keqja është që sipas organizatës ndërkombëtare FM Global, Maqedonia do të jetë ndër vendet e fundit që do ta rimarrë veten pas pandemisë. Nga 130 vende, Maqedonia është në fund në vendin e 100-të. Nga rajoni para neve janë Kroacia në vendin e 37-të, Serbia në vendin e 63-të, Bosnja 70-të.

Kjo është dëshmi që si parti e kanë paralajmëruar me javë ndërsa paaftësia i kushton shtrenjtë Maqedonisë.

Përderisa Qeveria e LSDM-së dhe ‘zëdhënësi’ i Ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe lavdërohen për sukseset e tyre duke ju bërë apel qytetarëve që të shërohen nga virusi corona nga shtëpia, pacientët vdesin rrugës për në spital. Nevojiten masa urgjente për shpëtimin e sistemit shëndetësor nga kolapsi, për shpëtimin e ekonomisë dhe shpëtimin e Maqedonisë.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së