Nga VMRO-DPMNE akuzuan kreun e LSDM-së, Venko Filipçen, për qëndrime antimaqedonase, pasi sipas tyre ai kishte festuar fitoren e Bulgarisë në Eurovision, përcjell TV21. Në konferencë për media, anëtari i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, deklaroi se Filipçe është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ardhur në pushtet, duke e akuzuar edhe për afërsi me politikanë bullgarë. Nga VMRO-DPMNE thanë se Filipçe do të pranonte menjëherë ndryshimet kushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga Sofja se kërkesat ndaj Shkupit nuk do të ndalen me kaq.
“Edhe pse nga Sofja qartë thonë se ndryshimet kushtetuese nuk janë kërkesa e fundit, Filipçe që nesër do t’i përfshinte bullgarët në Kushtetutë, që më pas ata sërish të mund të na bllokojnë. Filipçe, antimaqedonasi i parë, do të bëjë gjithçka për t’i shkaktuar dëm shtetit të tij, sepse është i shantazhuar nga një grup politikanësh bullgarë për shkak të krimeve që i ka kryer bashkë me Zoran Zaev”, tha Valentin Manasievski – VMRO DPMNE.



