VMRO-DPMNE: LSDM punëson kuadro partiake në AKE, ndërsa BDI në MPJ

Pushteti në vend që të kujdeset për krizën ekonomike, mendon se si t’i punësojë aktivistët e funksionarët partiakë, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas partisë opozitare, punësimet në institucionet ndahen mes LSDM-së dhe BDI-së, me çka politizohet administrata.

“LSD-ja anti-maqedonase nuk ka përgjigje konkrete as për punësimin e Besmirës Ejupi në MPJ-në, as për arsimtaren nga Manastiri në AKE, Emilija Kosturski, anëtare e Bordit qendror të LSD-së dhe zëvendëse e ish kryetares së Manastirit. LSD-ja anti-maqedonase duhet të përgjigjet nëse vendi i punës në AKE me rrogë prej 55 mijë denarëve është dakorduar paraprakisht për kuadro partiake të LSD-së anti maqedonase si kompensim për punësimet e BDI-së në MPJ-në? Njëkohësisht, duhet përgjigje e drejtpërdrejt, nëse Besmira Ejupi së shpejti do të dërgohet në ndonjë mision diplomatik?”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.