VMRO-DPMNE: Kovaçevski të kërkojë falje pasi certifikatën për kurs në Harvard e reklamoi si diplomë

VMRO-DPMNE edhe sot është marrë me shkollimin e liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski duke thënë se certifikatën e kursit e ka prezantuar si diplomë të shkollës së kryer në Harvard.

“Kovaçevski duhet të kërkojë falje për gënjeshtrat për certifikatën e një kursi në Harvard, të cilën e prezantoi si diplomë fakulteti. Ai mendoi se kjo rrenë do t’i kalojë dhe kjo nuk kalon lehtë. Ai me njoftimin nga LSDM-ja tregoi se nuk ka qenë ndonjëherë student i Harvardit por ka kryer një kurs të thjeshtë” thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

VMRO-DPMNE dhe LSDM gjatë gjithë javës janë në konflikt nga distanca në lidhje me shkollimin e kryetarit të posazgjedhur, Dimitar Kovaçevski.