VMRO-DPMNE kërkon të ketë test negativ për hyrje në Maqedoninë e Veriut

VMRO-DPMNE me anë të një komunikate ka kërkuar test negativ për të githë të huajt që hyjnë në Maqedoninë e Veriut.

“Në kohën kur dhjetëra pacientë tashmë po mjekohen nga lloji delta i koronavirusit dhe kur vendet e botës po mendojnë t’i mbyllin kufijtë, Qeveria në Maqedoni po sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Natyrisht duhet të përfshihen institucionet që punojnë me këtë problematikë. Shumë e rëndësishmë është të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.