Për lajmin e rremë se e ka hequr lëndën e historisë sipas modelit finlandez, për çka ishte përgënjeshtruar Carovska duhet të japë dorëheqje.
Carovska dhe Zaev i gënjejnë qytetarët. Ato në mënyrë kontrabanduese pa kurrfarë konsultimi me askënd e fshijnë lëndën e historisë si lëndë e veçantë në shkolla dhe gënjejnë se ajo gjoja është ndonjë model finlandez.
Por gënjeshtra e Zaevit dhe Carovskës menjëherë ishte përgënjeshtruar edhe nga ministria finlandeze e arsimit e cila thotë se historia është lëndë obligative në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Finlandë dhe me programin e ri mësimor plotësisht përforcohet.
Zoran Zaev dhe Milla Carovska në qëllimin ta zhvlerësojnë historinë e Maqedonisë e fshijnë lëndën e historisë që t’u dalin në krah qëndrimeve negative të fqinjve për identitetin maqedonas, gjuhën, historinë.
Plotësisht ministrja Carovska pa e trembur syrin thotë se kjo ka qenë me kërkesë të profesorëve dhe opinionit ekspert, tani për tani shohim se asnjë institucion kompetent nuk është konsultuar për gjestin e tillë dhe se ASHAM dhe Instituti për histori dhe fakultete kundërshtohen në politikën e tillë revizioniste dhe nacionaliste.
Me kë është konsultuar Carovska për punën e tillë të turpshme? Me kuazi-historianin Zaev, i cili tashmë publikisht shprehu revizionizëm historik, duke e ofenduar luftën antifashiste të popullit maqedonas dhe themelet antifashiste të shtetësisë maqedonase?
Gënjeshtra e Carovskës nuk kalon. Për arsye morale për gënjeshtër të tillë jepet dorëheqje.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së