VMRO-DPMNE-ja pyet: Furgoni me të cilin u transportua marihuana a ka lidhje me kompaninë Zaev?

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuza drejt familjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Nga atje akuzojnë, se në transportimin e drogës në vlerë mbi 800 mijë eurove, është i përfshirë dhe shoferi i kushërinjve të parë të Zoran Zaevit.

Ndërkaq hedhin dyshime, se nëse kombi me të cilin u transportua marihuana, me targa greke, ka partneritet me kompaninë e familjes Zaevi.

“Dita e tretë e heshtjes për aferën “Kartel Zaevët”, dita e tretë e heshtjes nga karteli Zaevët, nëse drejtpërdrejt është i përfshirë Trajçe Zaev, por edhe Boban Zaev të cilët janë kushërinjtë e parë të Zoran Zaevit, në rastin e konfiskimit të drogës prej para 3 ditësh. Droga e konfiskuar – marihuana, në vlerë mbi 800.000 euro, të cilën e ka konfiskuar shoferi i Trajçe Zaevit, Ushillkovski, ai i cili siç e dini, në mes të “Rekordit” sikurse sherif parkoi me Trajçe Zaevin “Majbahun” më të ri, derisa shefi i shkoi për “shopping”, si dhe komandanti i Stacionit Policor në Prilep, Kire Spirkoski i cili është kuadër i rëndësishëm i LSDM-së, Oliver Spasovskit dhe Zoran Zaevit. Droga e konfiskuar u transportua me kombi të bardhë me targa greke, në emër të kompanisë ku publikisht pyesim se nëse ka raporte partneriteti me kompaninë e Zaevëve? Këtë e kemi plasuar si informacion para disa ditësh, ku dje për këtë kombi me targa greke vërtetoi edhe Prokuroria Publike në kumtesën e saj”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja, përcjell TV21.

Përndryshe, këto akuza thuhen që nga momenti kur u njoftua, se në Maqedoninë e Veriut është konfiskuar marihuanë në vlerë mbi 800 mijë eurove.