VMRO-DPMNE-ja nuk pret kuadro të reja nga LSDM-ja

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në Karposh ka deklaruar, se nga kongresi i LSDM-së, nuk pret asgjë të re – as kuadro dhe ide të reja.

“Ajo është punë brendapartiake e LSDM-së dhe unë nuk pres diçka të re, nuk pres diçka të re, nuk pres se do të ketë ndonjë ide të re e cila do ta nxjerrë Maqedoninë nga kjo krizë shëndetësore dhe ekonomike, për fat të keq në të cilën gjendet, as nuk pres që kuadër të ri të ndershëm do të ketë si zgjidhje në LSDM, përkundrazi pres që Zoran Zaev pres të vendos të dëgjuarit e tij rreth vete”, tha Nikollovski.