VMRO-DPMNE-ja me protesta para Qeverisë dhe MPJ-së

VMRO-DPMNE-ja opozitare për sot ka paralajmëruar protesta me bllokada para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Protesta do të nis nga ora 12:30 dhe do të përfundojë në ora 14:00. VMRO-ja kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pas deklaratave të tij në lidhje me kontestin me Bullgarinë.