Arrestohen dy persona nga Buteli për lëndë narkotike

Gjatë ditës së djeshme (30.11.2020) policia ka arrestuar dy persona, F.G. 34 vjeçar dhe N.Zh. 45 vjeç që të dy nga Shkupi. Arrestimi i tyre nga ana e policisë është për dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimit në treg të substancave narkotike”.

Pas urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake ëhstë kryer bastisje tek F.G. i cili është hasur tek një objekt i braktisur në rrugën “Bosnjë dhe Hercegovina” bashkë me N.Zh. pas çka tek ta është gjetur marijuhanë dhe dy matëse.

Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padie adekuate.