VMRO-DPMNE: Fundi i Qeverisë është i pashmangshëm, të ndalen presionet

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thotë se fundi i Qeverisë aktuale është i pashmangshëm.

Sip thonë nga kjo parti, ata kanë informacione për dy lloje të kërcënimeve të deputetëve që mbështesin zgjedhjet e parakohshme.

“Kërcënimi i parë, është i drejtpërdrejtë, në kuptimin se do t`u ndodh dicka e keqe juve dhe të afërmve tuaj, kurse lloji tjetër ka të bëjë me kërcënime përmes ndërmjetësve. Kot që përpiqen të bëjnë presione ndaj deputetëve”.

“Nëse qeveria ia mendon të mirën qytetarëve, atëherë pa menduar fare do ta shpërndajë Kuvendin ose do të dorëhiqet Kovaçevski me gjithë qeverinë, për shkak se ky është epilogu logjik pas gjithë kësaj që na ndodh. Tashmë pesë vite kemi qeveri pa shumicë stabile dhe pa legjitimitet. Kjo qeveri s’ka kapacitet të përballet me krizat e aq më pak me krizat politike”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.