VMRO-DPMNE reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar për shtirje dhe kujdes të rremë për shëndetin e qytetarëve. VMRO thekson se në kohën kur Filipçe ishte ministër, sistemi shëndetësor ishte në kaos, pati viktima gjatë krizës së COVID-19, mungesë pajisjesh mjekësore dhe zjarr në spitalin modular të Tetovës.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Filipçe nuk siguroi oksigjen në spitale dhe i la qytetarët të pambrojtur në momentet më të vështira, prandaj nuk ka të drejtë të mbajë ligjërata për përgjegjësi dhe kujdes shëndetësor. “Filipçe duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha katastrofat dhe për gjithçka që ndodhi në kohën e tij, për të gjitha humbjet shëndetësore, ekologjike dhe kombëtare. Ku ishte Filipçe dhe pse nuk dha përgjegjësi, as nuk kërkoi përgjegjësi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë? Ndryshe nga e kaluara, sot institucionet reagojnë me përgjegjësi, dhe hetimi do të tregojë si ka ndodhur zjarri në Trubarevë. Rreziku i vërtetë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve janë LSDM dhe BDI“, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.