VMRO-DPMNE nëpërmjet komunikate ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Venko Filipçe si dhë zëvendësi i tj Ilir Hasani të parashtrojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend, e jo deri tek kryeministri.
“Filipçe dhe Hasani kanë afat deri të martën për të paraqitur dorëheqjet e tyre në Kuvend. Nëse ata nuk i dorëzojnë, VMRO-DPMNE në koordinim me partitë e tjera parlamentare do të paraqesë një propozim-vendim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të tij”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE-ja shtojnë se në rast se kjo nuk ndodhë, do të dorëzojnë në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e ministrit Filipçe. /SHENJA






