Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot deri te kryetari i Kuvendit i dorëzoi nënshkrimet dhe procesverbalet nga Iniciativa për miratimin e ligjit për anulimin e Ligjit për Regjistrim.
“I bëjmë thirrje dhe i themi pushtetit, që të ndërpresë procedurën e regjistrimit sepse gjithkund në Evropë dhe në botë, regjistrimet janë shtyrë për vitin 2022. I bëjmë thirrje pushtetit që të merr guxim dhe ta anulojë regjistrimin për vitin 2022, të bëjnë vërejtje në tekstin e ligjit dhe ta miratojë që të mund të kemi regjistrim të tillë siç është i nevojshëm për zhvillim të shtetit, sepse teksti i tanishëm i ligjit për regjistrim nuk do të sjellë asgjë që është e ndryshme nga ajo që e kemi ne si shtetësi në Republikën e Maqedonisë”, theksoi në konferencë për media, Gjorgjija Sajkovski, deputet i partisë opozitare.




VMRO-DPMNE, siç shtoi, në disa raste ka thënë se kemi ligj të keq dhe të dëmshëm, i cili nuk do ta tregojë gjendjen reale të banorëve në Maqedoninë e Veriut.
“Për këtë, edhe përmes Kuvendit dorëzuam dyzet amendamente thelbësore me të cilat duhej të përmirësohej teksti i ligjit. Për fat të keq, të gjitha amendamentet ishin refuzuar”, tha deputeti Sajkovski.
Partia opozitare, përsëriti ai, ka treguar se është keq që të kemi nënshkrim të lidhur sepse krijohet dyshim në vetë procesin e regjistrimit.
“Treguam se askund në botë nuk ka regjistrim të popullatës rezidente, e të regjistrohen edhe jorezidentët gjegjësisht qytetarët të cilët nuk jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, tha Sajkovski.
Ai tha se nuk pret obstruksione për grumbullimin e dhjetë mijë nënshkrimeve në kuadër të Iniciativës për anulimin e Ligjit për Regjistrim.





