VMRO-DPMNE: Do të vendosim shëndetësi pa letër, shfuqizim i recetave dhe shërbimeve vetëm me letërnjoftim

Sistemi shëndetësorë i Republikës së Maqedonisë prej se LSDM-ja është në pushtet është para kolapsit.

Sistemi shëndetësorë për shkak të pakujdesisë së LSDM-së plotësisht stagnon.

Për shkak kësaj, kur VMRO-DPMNE të vjen në pushtet do të ofrojë paket të masave reale nëpërmjet të cilave sistemi shëndetësor do të kthehet në normale.

VMRO-DPMNE është e angazhuar për rindërtimin që do të thotë rishikim i listës pozitive, më shumë barna falas për grupet e rrezikuara. Lista e ilaçeve do të rishikohet, që do të thotë më shumë ilaçe falas për ata që kanë më shumë nevojë për to.

VMRO-DPMNE është e angazhuar për rindërtim që do të prezantojë shëndetin pa letër, anulimin e recetave dhe shërbimet vetëm me letërnjoftim. Kjo përfshin digjitalizimin e plotë të recetave, referimeve, raporteve dhe rezultateve. Digjitalizimi i njësive radiologjike, duke i lidhur ato me një qendër të vetme për të shkurtuar procedurat dhe për të lehtësuar qasjen në kujdesin shëndetësor për qytetarët. Sistemi do të digjitalizohet në të gjitha fushat, nga recetat elektronike deri tek mjeku, deri tek raportet mjekësore. Receta e mjekut të lëshuar në mënyrë elektronike do të jetë në dispozicion në çdo farmaci me dokument identifikimi personal nga pacienti ose i afërmi i tij.

Pas 12-të prillit, VMRO-DPMNE, kur të formojë qeverinë e saj, do të ofrojë masa reale për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor që është më i arritshëm për të gjithë qytetarët. Rimëkëmbja e sistemit shëndetësor vijon pas12-të prillit.

Vota për VMRO-DPMNE është votë për rindërtim, ndërsa vota për LSDM-në është votë për krimin i cili duhet të mposhtet.

LSDM nuk ndryshon dhe mbetët partia e robëruar nga Zaevi dhe Shekerinska të cilët janë mbetjet e fundit të tranzicionit kriminal. Për shpëtimin e Maqedonisë, kriminelët tranzicional duhet të dënohen për dëmet që kanë bërë.

Qendra për komunikim nga VMRO-DPMNE