VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se sot do të paraqesë padi penale kundër Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pasi siç thuhet në komunikatën e tyre ai ka bërë shkelje me vetëdije të Kushtetusës dhe ligjeve.
Nga kjo parti bëjnë thirrje deri tek institucionet kompetente që të reagojnë dhe ta dënojnë këtë veprim.
Ndryshe VMRO-DPMNE ndërrmer këtë hap pasi para dy ditë më parë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para Komitetit për politikë të jashtme të PE-së është drejtuar me fjalim në gjuhën shqipe.
Ndërkohë interpelanë kundër Xhaferit ka paralajmëruar edhe “E Majta”, teksa mbështetje ka marrë edhe nga VMRO-DPMNE-ja.