VMRO-DPMNE dënon sulmin e mbrëmshëm në “Infomax”, incidente të tilla janë të papranueshme

VMRO-DPMNE dënon sulmin e mbrëmshme në studion e “Infomax-it” dhe çdo përpjekje me forcë për të kërcënuar sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

“Incidente të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për vlerat themelore demokratike që duhet të mbrohen dhe promovohen. Liria e medias, e drejta për informacion dhe puna e pavarur e gazetarëve janë parime themelore për të cilat ne si parti jemi mbështetur gjithmonë.

Pavarësisht dallimeve në pikëpamje ose politika editoriale, çdo media duhet të veprojë në një mjedis që garanton siguri, dinjitet dhe respekt.

Ne mirëpresim ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të policisë dhe presim që të gjitha institucionet kompetente ta zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme procedurën”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE, shtojnë nga atje, vazhdon të jetë e përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe për të krijuar një mjedis në të cilin debati publik mund të zhvillohet pa frikë dhe presion.