VMRO-DPMNE: Anëtarë të LSDM-së, BDI-së dhe UD-së nuk paguajnë parking në Shkup

VMRO-DPMNE thotë se posedojnë një listë me qindra automjete të funksionarëve të pushtetit, të cilët janë liruar nga detyrimet për të paguar parking në rajonin e Shkupit, përcjell TV21. Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE tha se bëhet fjalë për së paku 400 automjete, kryesisht në emra të funksionarëve nga Unioni Demokrat, LSDM-ja dhe BDI-ja.

“Veturat në lista ka në emër të Borçe Jakimovskit dhe Vladimir Kronevskit, të cilët janë ish-drejtorë të parkingut në Shkup, përndryshe anëtarë të kryesisë së Bashkimit Demokratik të Pavle Trajanovit, pjesë e koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së. Ka automjete në emër të Slavçe Jovanovskit, këshilltar aktual në Qytetin e Shkupit. Ndryshe, edhe ai pjesë e kryesisë së Unionit Demokratik të Pavle Trajanovit”, tha mes tjerash Stoillkovski.