VMRO-DPME: Masa nuk ka, ndërsa 78 për qind e punëtorëve në Maqedoni janë prekur nga kriza

LSDM-ja nuk mund ta fshehë paaftësinë, kështu që vazhdon të lëshojë kumtesa plot gënjeshtra.

Është gënjeshtër që masat i ndihmuan qytetarët dhe Republikën e Maqedonisë.

Realiteti është shumë më ndryshe. Republika e Maqedonisë është ndër vendet evropiane që për ndihmë të ekonomisë ka injektuar më pak sasi parash në muajin e parë pas shpalljes së pandemisë.

Sipas analizës së Institutit për Kërkime Ekonomike Sazadveg, nga 7 prilli, Maqedonia ka marrë vendim financiarisht të intervenojë në ekonomi në shumën prej 0.2 për qind të BPV-së.

Për shkak të improvizimeve të LSDM-së, madje 78 për qind e punëtorëve në Maqedoni janë prekur personalisht nga kriza e koronës. Çdo i katërti punëtor në vend ka pagë të zvogëluar.

Gënjeshtrat e LSDM-së janë zbuluar. Asnjë kumtesë e shkruar nga Bihakqa nuk mund t’i shpëtojë më ato. Fundi i LSDM-së është gjithnjë e më i sigurt.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE