VMRO-DPMNE përsëri paralajmëron se ekziston mundësia të shpalosin hollësi që opinioni nuk i di për rastin “Reketi”. Nëse do të publikohen hollësitë që i posedon opozita do varet nga epilogu gjyqësor i këtij rasti. Për atë se në “Pallatin e Bardhë” të VMRO-DPMNE-së një informator i caktuar ka dorëzuar dëshmi për rastin “Reket”, pohonte edhe lideri i partisë vitin e kaluar në shtator. Sot edhe nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolovski paralajmëroi se mund të publikojnë hollësi për rastin.
Nëse gjykata nuk vepron ashtu si duhet, gjegjësisht nuk e kryen punën e vet për pastrim serioz të rastit “Reket”, siç theksoi edhe nënkryetari Nikolovski, se me siguri do dalin dokumente të reja. Se për çfarë dokumente bëhet fjalë unë nuk kam dijeni- deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Por, përveç kërcënimeve nga opozita rreth të vërtetës për rastin “Reket”, një paralajmërim u paraqit edhe në faqen e Facebook-ut të televizionit të shuar 1TV, ku si pronar joformal ishte Boki 13.
Facebook i televizionit 1TV
“I gjithë opinioni do të befasohet nga prapavija dhe e vërteta e rastit “Reket”. Si ishte ajo replika e njohur. E vërteta është si fëndyell. Pikërisht ai fëndyell do e shpojë balonën e fryrë të quajtur “Reket”.
Nuk ka informata kush menaxhon me Facebook-un e televizionit 1TV dhe kush e ka shkruar statusin paralajmërues me foton e Bojan Jovanovskit. Faqja e internetit ende është aktive edhe pse lajmi i fundit i publikuar në të është 2 nëntor 2019. Si regjistrues i faqes së internetit është shkruar babai i Boki 13, Mile Jovanovski, ndërsa e njëjta është e aktive deri më 15 shkurt të këtij viti. Gjykimi i rastit “Reket” vazhdon të enjten ku do të dëshmojë ish prokurorja e PSP-së Lile Stefanova. Në bankën e të akuzuarve mbeten Boki 13 dhe Katica Janeva, ndërsa Zoran Kiçeec pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet burg./Alsat