VMRO do të protestojë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Sonte në orën 18:00 VMRO-DPMNE-ja do të zhvillojë protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrik. Siç informojnë nga kjo parti politike, protesta do të fillojë nga Qendra Sportive “Jane Sandanski”, prej nga pjesëmarrësit me automjete do të shkojnë në Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Nga kjo parti bëjnë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19, duke mbajtur pajisje personale për mbrojtje nga virusi.

Partia mqedonase opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-ja ka protestuar edhe më herët kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kreu i kësaj partie vazhdimisht ka akuzuar kreun e Komisionit rregullator për energjetikë se është nën ndikimin e LSDM-së.