VMRO dhe LSDM përplasje për procesin mësimor

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. VMRO me kërkesë që një pjesë e nxënësve të ndjekin mësim online. Nga LSDMthonë se, vendimi që mësimi të fillojë me prezencë fizike është sjellë në bazë të mendimit të personave profesionist

Dy ditë para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, vazhdon debati mes partive politike, nëse fëmijët duhet të ndjekin mësimin online, apo me prezencë fizike. Partia opozitare maqedonase, VMRO – DPMNE nëpërmjet një komunikate për media, ka kërkuar nga Qeveria që të rishqyrtojë vendimin që gjysmë vjetori i dytë të fillojë me prezencë fizike, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit omicron. Ata propozojnë që mësimi për nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën të vazhdojë online në dy javët e para.

VMRO – DPMNE

“Edhe njëherë u bëjmë thirrje ministrit Bekim Sali dhe kësaj qeverie të papërgjegjshme të udhëhequr nga piuni Kovaçevski të rishqyrtojnë vendimin për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë për nxënësit në kushte kur varianti omicron ka marrë hov në shtet”.

Ndërkohë, nga LSDM nuk pajtohen me këtë kërkesë. Në reagimin e tyre ndaj VMRO – DPMNE-së.

LSDM

“Shëndeti i nxënësve është i mbrojtur me zbatimin e protokolleve për mbajtjen e mësimit me prezencë fizike, ndërsa ajo u dëshmua edhe në të kaluarën. Hipokrizia e Mickoskit nuk ka kufi, flet diçka tjetër ndër bën diçka tjetër. Propozon mësimi të jetë online ndërsa Mickoski ulet nëpër kafene dhe i shkel masat”.

Qeveria javën e kaluar e miratoi vendimin që gjysmë vjetori i dytë për shkollat fillore dhe të mesme të fillojë më 1 shkurt me prezencë fizike. Vendimin e ka përshëndetur UNICEF-i, duke thënë se, mbyllja e shkollave për mësim fizik për shkak të rritjes së transmetimit të Covid – 19 në komunitet nuk do të duhej të jetë reagim i parë, por do të duhet të vijojë pasi të shterohen të gjitha alternativat tjera./KlanMacedonia/