VMRO: Bllokada aktive e kuvendit është efektive, e njejta vazhdon edhe sot

“Bllokada aktive është efektive, pasi LSDM-ja nuk e ka përkrahur ligjin që e propozuam për ARM-në, nuk kanë mundur as ta sjellin në agjendë”, njoftuan sot nga VMRO-DPMNE.

Në deklaratën e partisë më të madhe opozitare maqedonase, thuhet se LSDM dhe BDI dje kanë kundërshtuar ushtrinë dhe nuk kanë përkrahur ligjin për ARM-në, propozim i OBRM-PDUKM-së që përmirëson statusin e pjesëtarëve të ushtrisë.

“LSDM dhe BDI punojnë në dëm të ushtarakëve dhe manipulojnë ushtarët. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, pas mos miratimit të këtij ligji, bënë bllokadë aktive gjatë gjithë ditës, e cila pengoi unanimitetin e LSDM-së dhe BDI-së, që synon vetëm përfitimin personal të individëve, por jo edhe të popullit”, thanë në qëndrimin e partisë.

Nga partia opozitare maqedonase theksojnë se bllokada aktive vazhdon edhe sot.

“VMRO-DPMNE do të kundërshtojë çdo gjë që nuk është në favor të qytetarëve dhe çdo gjë që nuk është e nevojshme për shtetin, që do të thotë nuk ka më ngarkesa në buxhet apo përfitim të LSDM-së dhe BDI-së. Dimitar Kovaçevski të inkurajohet dhe të dialogojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet duhen një orë më parë”, thonë nga VMRO-DPMNE.