Qyteti i Vlorës po përballet me të pestën ditë rradhazi me mungesën e ujit të pishëm. Kjo ndërpreje ka ardhur si pasojë e një defekti, i cili është shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit.
Kjo ka bërë që prej ditësh furnizimi me ujë i qytetarëve, familjeve dhe bizneseve të ndërpritet.
Si pasojë e kësaj situate qytetarët po blejnë ujë të ambalazhuar për konsum vetiak. Ndërsa i janë drejtuar burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”, për tu furnizuar me ujë.
Qytetarët e Vlorës protestuan ditën e djeshme para teatrit Petro Marko duke u futur dhe brenda teatrit duke prishur mbrëmjet gala të bashkisë duke kërkuar përgjigje për defektin në tubacione. Ata kanë paralajmëruar vijimin e protestës ditën e sotme ora 10:00 para Bashkisë Vlorë.
© SYRI.net




