Vlora Çitaku, Albin Kurtit: Ti nuk kërkon marrëveshje, as kompromis, ti kërkon nënshtrim

Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për keqpërdorim të misioneve diplomatike të Kosovës në funksion të interesave partiake, raporton GazetaBlic.

Ajo e quajti abuzim të skajshëm përdorimin e institucioneve shtetërore në kohë fushate, duke iu referuar rastit të fundit në Londër si shembull të mendësisë që e sheh shtetin si pronë partie.