Reali ta zëvendësojë Benzemanë me Vllahoviqin ose Richarlisonin.
Real Madridi ka filluar tashmë të mendojë për zëvendësuesin e Karim Benzemasë në “Santiago Bernabeu”.
Francezi parashihej të qëndronte te Mbretërit deri në fund të stinorit të ardhshëm, mirëpo lëndimet e shpeshta që i ka pasur në këtë stinor kanë bërë që klubi mbretëror të mendojë për një zgjidhje.
Kështu, ata i kanë dy opsione kryesore para vetes, Dushan Vllahoviqin e Juventusit ose Richarlisonin e Tottenham Hotspurit.




