Vlera e Haalandit është një miliard euro, thotë agjentja e tij

Erling Haaland është vlerësuar me vlerë një miliard euro nga agjentja e tij, Rafaela Pimenta, e cila gjithashtu ka folur për potencialin e madh të së ardhmes së yllit të Manchester Cityt.

“Për mua, Haaland vlen 1000 milionë. Ndoshta askush nuk do ta paguajë atë, por është potenciali që ai ka kur të arrijë në një klub. Me të vijnë tifozët, golat, rezultatet sportive, profesionalizëm, përmbajtje digjitale, famë, sponsorë…Nëse i bashkon të gjitha këto, vlera e tij është një agregat i shumë gjërave”, tha Pimenta.

“Por çmimi i një futbollisti në fakt vendoset nga një klub. E di që askush nuk do të paguajë 700 milionë për një lojtar, por e kam shumë të qartë se vlera që shton Erling kur vjen në një klub është e madhe, të paktën1000 milionë”, u shpreh ajo.

Sulmuesi norvegjez ka shijuar një fillim të suksesshëm në Angli. Ai ka shënuar 31 gola në 27 paraqitje për Cityn në të gjitha garat në sezonin e tij debutues.

22-vjeçari tashmë ka thyer disa rekorde në Premier League dhe Pimenta është e sigurt se Haaland do të vazhdojë të vendosë piketa të reja në rrugën e tij për të tejkaluar lojtarët më të mirë në histori.

“Kapela e tij është në një vend që ende nuk njihet në futboll. Është kulmi i lojtarit modern”, shtoi ajo.

“Ai do të shkojë më tej se ata që erdhën para tij. Për gjithçka, ne tani dimë për trupin e njeriut, mundësitë e stërvitjes, ushqimin… Ai do të thyejë të gjitha rekordet”.

Haaland është lojtari i parë i Premier League që shënon hat-trick në tre ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv. Ai gjithashtu u bë lojtari i parë në historinë e ligës që shënon 20 gola para janarit, pavarësisht nga një pushim gjashtë-javor për Kupën e Botës.