Mbrëmja e kaluar në Likovë ishte një dëshmi e fuqishme se ndryshimi tashmë ka nisur dhe se rinia është zemra e këtij transformimi. Në një atmosferë plot energji, entuziazëm dhe besim, zëvendëskryeministri Arben Fetai, kandidati ynë për kryetar të komunës, Nexhmedin Sadiku, së bashku me listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Lirim Jashari, zhvilluan një takim frymëzues me rininë e Likovës.
Takimi u shndërrua në një agorë të vërtetë idesh dhe vizionesh, ku rinia artikuloi hapur sfidat e saj, ndërsa VLEN paraqiti vizionin për një Likovë që zhvillohet me mendje të reja, me projekte konkrete dhe me fokus tek gjenerata e re.
VLEN është e bindur se pa rini të angazhuar, nuk ka zhvillim të qëndrueshëm. Për këtë arsye, programi ynë për Likovën ka në qendër rininë: arsim më cilësor, hapësira për kreativitet dhe sport, punësim dinjitoz dhe kushte për një jetë më të mirë në vendlindje.
Mesazhi i rinisë së Likovës ishte i qartë: ata nuk duan të ikin, ata duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në tokën e të parëve. Dhe këtë mundësi ua garanton vetëm VLEN. Më 19 tetor, fryma e re që ka pushtuar Likovën do të shndërrohet në një valë të fuqishme ndryshimi. Era e ndryshimit po fryn dhe Likova do të ngrihet fuqishëm, sepse për këtë rini ia VLEN!
Lajme VLEN: Rinia e Likovës, energjia e ndryshimit të madh më 19 tetor!