VLEN për Korridorin 8: Ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt

Koalicioni VLEN ka reaguar për Korridorin 8, duke theksuar se projekti është strategjik dhe nuk i përket asnjë subjekti politik.
VLEN mirëpret qëndrimet e fundit të BDI-së, duke i cilësuar si përafrim me qëndrimet e tyre të mëhershme. Sipas tyre, Korridori 8 duhet të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe integrimit evropian.

“VLEN e mirëpret “zbulimin” e fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me Korridorin 8, i cili, edhe pse me vonesë, konfirmon atë që NE e kemi thënë dhe dëshmuar vazhdimisht: ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt. Pas një periudhe të gjatë deklaratash kontradiktore dhe përpjekjesh për të krijuar mjegull politike, është inkurajuese të shohim se opozita më në fund po reflekton dhe po i afrohet qëndrimeve që VLEN i ka mbrojtur me konsekuencë dhe përgjegjësi institucionale”.

“VLEN rikujton se përkushtimi ynë për realizimin e Korridorit 8 ka qenë i qartë që nga dita e parë: Një projekt strategjik që lidh vendin me rajonin dhe me Bashkimi Evropian, dhe që duhet të ndërtohet mbi baza profesionale, transparente dhe të qëndrueshme”, thonë mes tjerash nga VLEN.