VLEN: Nevzat Bejta është kandidati ynë për një Gostivar më të fortë

Koalicioni VLEN njofton se në zgjedhjet e 11 janarit, për Komunën e Gostivarit, do të kandidojë për kryetar Nevzat Bejtën.

“Vendimi vjen pas një procesi të brendshëm konsultimesh dhe anketash me qytetarët e Gostivarit, ku Bejta ka rezultuar bindshëm si zgjedhja më e besuar dhe më e preferuar.

Qytetarët kanë vlerësuar përvojën e tij, projektet e realizuara dhe ndikimin pozitiv që ka pasur gjatë mandateve të mëhershme në krye të komunës.

VLEN beson se Nevzat Bejta përfaqëson stabilitet, profesionalizëm dhe vizion për vazhdimin e zhvillimit të Gostivarit. Koalicioni mbetet i përkushtuar që qytetarëve t’u ofrojë alternativa të forta dhe kandidatura të dëshmuara në punë konkrete”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.