Vlen në rritje – edhe AKI e pranon realitetin e ri politik

Florian Nesimi

Hiç më larg se pesë muaj më parë, kur Taravari u largua nga qeveria, AKI deklaronte se VLEN-i ka mbetur me vetëm 9 deputetë dhe nuk ka legjitimitet. Ndërsa sot, nga disa projeksione të brendshme që po i bën vetë AKI del se nëse këto zgjedhje do të ishin parlamentare, VLEN-i do të fitonte plot 15 deputetë. Domethënë vetë AKI e pranon se VLEN-i po shkon në rritje.

E këtë e konfirmon edhe një sondazh i publikuar të hënën mbrëma në MTV në gjuhën maqedonase për rajonin e Shkupit, ku në pyetjen “cilën parti do ta votonit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?”, VLEN udhëhiqte me 8.2%, ndërsa AKI kishte vetëm 7.1%.

Nga e gjithë kjo konkludohet se dalja e Taravarit nga qeveria nuk e ka dëmtuar fare VLEN-in. Përkundrazi, votuesit e Taravarit i mbetën besnikë koalicionit të ndryshimit, ndërsa VLEN-i u bë më unik dhe më i fortë.