VLEN në Komunën e Vrapçishtit do të përkrah kandidatin e pavaruar Zulhajrat Demirin

Koalicioni VLEN do të mbështesë Zulhajrat Demiri i cili ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Komunën e Vrapçishtit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, transmeton TV21.

“Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, koalicioni VLEN njofton opinionin se Zulhajrat Demiri, i cili garon si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, do të ketë mbështetjen e plotë të koalicionit në këtë proces zgjedhor”, thonë nga Koalicioni VLEN.

Kujtojmë se më 11 janar do të përseriten zgjedhjet në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtiti, Mavrovë-Rostushë pasi që nuk u arrit censusi.