Dibra ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në historinë e saj të qeverisjes lokale, me marrjen e detyrës nga kryetari i ri i Komunës, Fisnik Mela, pas ceremonisë së pranim–dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka.
Ky moment shënon jo vetëm ndërrimin e udhëheqjes, por fillimin e një epoke të re për Dibrën epokën e përgjegjësisë, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
VLEN vlerëson lart angazhimin dhe vizionin e kryetarit Mela, i cili përmes përkushtimit të tij ka fituar besimin e dibranëve për të udhëhequr me ndershmëri, dinjitet dhe afërsi me qytetarin.
Ky mandat do të jetë mandat i veprave, i punës konkrete dhe i bashkëpunimit të ndërsjellë me çdo lagje e çdo fshat të komunës. Dibra do të ketë institucione që dëgjojnë, veprojnë dhe sjellin ndryshim të vërtetë, institucione që do të jenë në shërbim të qytetarëve, e jo mbi ta.
VLEN është krenare që qytetarët e Dibrës zgjodhën rrugën e zhvillimit, drejtësisë dhe përfaqësimit të ndershëm. Me Fisnik Melën në krye, Dibra po hyn në një periudhë të re, periudhën e punës, llogaridhënies dhe progresit të vërtetë. Së bashku për Dibrën që VLEN më shumë!
Maqedoni VLEN: Me Fisnik Melën, Dibra nis kapitullin e punës dhe përgjegjësisë së...






