Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka vazhduar edhe sot takimet zyrtare në Bruksel. Takimet me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman kanë qenë të fokusuara në ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, prioritetet reformuese dhe sfidat aktuale në kuadër të agjendës evropiane.
Sali ka riafirmuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) mbetet një prioritet strategjik i Qeverisë i vlerësuar si një investim afatgjatë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.
VLEN vlerëson se momentumi pozitiv i krijuar nga këto takime duhet të shfrytëzohet përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet evropiane, me qëllim avancimin konkret të procesit integrues.
Në cilësinë e Ministrit për Çështje Evropiane, Kryenegociatorit, Koordinatorit Nacional për Instrumentin e Reformës dhe Rritjes (RGF), si dhe NIPAC, Sali madje ka theksuar përkushtimin për të ruajtur fokusin e administratës shtetërore në reformat e lidhura me BE-në dhe për të siguruar vazhdimësinë e ritmit të reformave, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Me VLEN reformat po reflektohen në përfitime konkrete për qytetarët edhe në sektorin e biznesit, veçanërisht përmes avancimit të iniciativave digjitale dhe integrimit financiar evropian.
Me këtë riafirmohet përkushtimi i Qeverisë ku bën pjesë edhe VLEN për bashkëpunim të ngushtë institucional për të realizuar me sukses objektivat tona drejt integrimit evropian.



