Koalicioni VLEN sonte ka zhvilluar tubimin kryesor në Haraçinë.
Në komunikatën e tyre, thuhet se Haraçina ka treguar se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e shqiptarëve.
“Sonte, Haraçina tregoi se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e shqiptarëve.
Pas dekadash premtime e harresë, po vjen koha e punës, barazisë dhe zhvillimit që ndjehet në çdo lagje.
Uji i pijshëm, kanalizimi, rrugët, shëndetësia, arsimi dhe rinia, janë zotimet tona të para.
Haraçina nuk do të jetë më simbol i neglizhencës, por shembull i komunës që ecë përpara me VLEN.
Më 19 tetor, bashkë e bëjmë realitet ndryshimin që VLEN për të gjithë!”, thonë nga VLEN.
Lajme VLEN: Haraçina tregoi se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e...