Për herë të parë në historinë e komunës së Shutkës, Këshilli Komunal flet shqip! Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së arritur nga VLEN me pushtetin lokal, e cila garanton respektimin e plotë të dygjuhësisë si vlerë themelore demokratike dhe si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve shqiptarë.
Falë angazhimit tonë, çdo pikë e rendit të ditës përkthehet dhe prezantohet në gjuhën shqipe nga përkthyesi i punësuar në komunë, duke e bërë shqipen pjesë të natyrshme të jetës institucionale. Ky hap historik është dëshmi e fuqisë së marrëveshjes VLEN dhe e vullnetit tonë për ta bërë barazinë gjuhësore realitet, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë.
VLEN ka sjellë ndryshimin që shumëkush e ka pritur për vite me radhë: një komunë e Shutkës ku qytetarët shqiptarë ndihen të respektuar, të përfaqësuar dhe të barabartë. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, ku dygjuhësia bëhet standard i demokracisë lokale. Me këtë arritje, VLEN dëshmon se fjala e dhënë kthehet në vepër dhe se vizioni ynë për barazi, respekt dhe bashkëjetesë është i prekshëm në çdo vendim dhe çdo mbledhje të Këshillit Komunal.
Fjala jonë bëhet realitet. Shqiptarët në këtë komunë për herë të parë dëgjojnë shqip në institucionet e tyre!
Lajme VLEN: Epokë e re në komunën e Shutkës, shqipja bëhet pjesë e...



