“VLEN” do të jetë parti e qendrës së djathtë, në “kongresin e bashkimit” pritet të marrin pjesë mbi 850 delegatë

Mbi 850 delegatë pritet të marrin pjesë në kongresin e bashkimit të VLEN-it.

Partia do të jetë e qendrës së djathtë, tregoi në konferencë për media zëdhënësi Driton Sulejmani.

Shtoi bashkimi në një nuk është vendim organizativ, por akt i përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe dëshmi se kur interesi i përbashkët tejkalon interesat e ngushta partiake, politika mund të krijojë zgjidhje e jo ndarje.

Tregoi se partia VLEN se do të angazhohen për ekonomi dhe shëndetësi më të mirë, arsim dhe administratë cilësore, ruajtje të kulturës dhe identitetit shqiptar dhe për shtet funksional ku Marrëveshja e Ohrit do të zbatohet në thelb, e jo vetëm në letër.

Driton Sulejmani tregoi po ashtu se ftesë për pjesëmarrje u kanë dërguar gjitha partive politike të vendit, përveç Levicës.

Ftesë u kanë dërguar edhe ambasadave, organizatave dhe disa partive nga rajoni.