VLEN: Bashkëpunim më i madh ekonomik për afrimin me BE-në

VLEN thekson rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në një konferencë ekonomike në Budva, ku u diskutua forcimi i Tregut të Përbashkët Rajonal.

Sipas VLEN-it, bashkëpunimi më i madh mund të sjellë më shumë investime, më pak barriera për bizneset dhe mundësi më të mëdha për kompanitë vendore në tregun evropian.