Vjosa Osmani thërret për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Nesër pritet të mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit, nën drejtimin Vjosa Osmanit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila pritet të fillojë nesër prej orës 11:00, do të mbahet me kryetarët e grupeve parlamentare dhe në rend dite është, propozimi për formimin e komisioneve parlamentare dhe të ndryshme.

Theksojmë se, Osmani është zgjedhur në krye të Kuvendit në seancën e së hënës, pasi që Glauk Konjufca u propozua nga Albin Kurti si ministër i Punëve të Jashtme.