Rumani, Parlamenti rrëzon qeverinë liberale të Orbanit

Parlamenti rrëzoi sot qeverinë liberale të Ludovic Orban, në detyrë për më pak se tre muaj, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

“Qeveria e Orbanit u hoq nga detyra. Ky është një hap i madh për demokracinë”, deklaroi Marcel Ciolacu, presidenti i Dhomës së Deputetëve dhe kreu i socialdemokratëve.

Deputetët e votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të paraqitur nga opozita, me 261 vota pro dhe 139 kundër.

Parlamenti ka tani 60 ditë afat për të zgjedhur kryeministrin e ri ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme.