Vjosa Osmani nuk zgjedhet presidente në raundin e parë

Vjosa Osmani nuk arriti që të merr numrin e mjaftueshëm të votave për tu zgjedhur presidente e Kosovës. Gjatë procesit të votimit morën pjesë 81 deputetë, prej tyre 69 votuan për Vjosa Osmanin, ndërkohë që 12 fletëvotimi ishin të pavlefshme. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë të ditur se do të vazhdojë me raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërsa Nasuf Bejta asnjë votë, dhe 12 fletëvotime ishin të pavlefshme në tentimin e tretë të raundit të parë, andaj zgjedhja e presidentit do të tentohet të bëhet në raundin e dytë”, tha Konjufca.