Vjosa Osmani mbërrin në Kuvend – tregon se a do ta udhëheq seancën

Pak minuta më parë ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Ajo është përfolur shumë këtyre ditëve se a do të udhëheq apo jo seancën në të cilin pritet të votohet Avdullah Hoti si kryeministër.

Ndërsa para gazetarëve, ka thënë se do ta shihni nëse do ta udhëheq apo jo këtë seancë

Seanca pritet të filloj në ora 11.