Vjosa Osmani kandidatja më e votuar

Kandidatja nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, ka dal më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numri dy në listën e VV-së, ka marrë 300 mijë e 788 vota. Me këtë numër, Osmani bëhet kandidatja e dytë më e votuar në zgjedhjet në Kosovë.

Më shumë vota sesa ajo ka marrë vetëm edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në zgjedhet e viteve 2001 dhe 2004.